Nuk e di nëse do luajë apo jo, është në prag të lënjes së futbollit e megjithatë Lewandowski ka folur për ndeshjen e së mërkurës kundër Club Brugge.
\Në fillim ka dhënë opininin e tij për Markus Rashford.
“Unë pashë potencial të madh tek ai te Junaitid. Kemi folur që nga dita e parë dhe mendoj se ai është një lojtar që mund të na ndihmojë shumë.
Ai po luan mirë dhe mendoj se ne mund të luajmë akoma më mirë.
Sa më shumë stabilitet të kemi, aq më të fortë do të jemi me Markusin.
Më pas ai është përqëndruar te ndeshja.”
“Për ne, çdo pikë është shumë e rëndësishme, ashtu siç e pamë sezonin e kaluar kur disa ekipe luftuan për të avancuar në raundin tjetër.
Fokusi ynë i vetëm është se si mund ta fitojmë këtë ndeshje.
Mund të na mungojë diçka, por gjëja më e mirë që mund të ndodhë në fund të ndeshjes është që kemi fituar.
Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë kundër Klub Bryzh, por nëse dalim me tre pikët, ky është rezultati më i mirë.”







