Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale nga drejtim mjeti i...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale nga drejtim mjeti i dehur, dhunë në familje…

100
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-Xh. K., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-F. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-N. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke hedhur inerte në tokën e tij, pa autorizim;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.