Moderatori i emisionit “Oponencë”, Shpend Gashi, duke folur në nisje të emisionit për zbardhjen e bisedave të zv/kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH Ervis Berberi i cili ndodhet në burg, e ka cilësuar këtë komunikim me ngjyrime erotike, si ato në “only fans”.
“Nuk e dija isha në only fans apo në komunikimin zyrtar të dy punonjësve të shtetit, të lexoje komunikimet “ai i gjati”, “ai i k…që guxon të më kërcënojë mua, apo ta kthejë në bahcen e babës ministrinë, i shkruante që ma ngri kokën se këtu varet karriera ime. Tani, ministri zgjidhet për të realizuar detyrën shtetërore apo për të bërë karrierë”, tha Gashi duke shtuar se zv/kryeministren po e ndëshkon fati, duke pësuar të njëjtën gjë si gjyshi i saj Beqir Balluku.
“Sot është 5 nëntor 2025, 50 vjet më parë, është pushkatuar zv/kryeministri Beqir Balluku, akuza shpërdorim në përmasa të mëdha i pronës socialiste. Sot palloshi dorëzon zv/kryeministren, mbesën e Beqirit tek hetuesia kapitaliste. Akuza, shpërdorim i pronës kapitaliste, karma kjo zonjë e nderuar që nuk fle kurrë me partinë e punistëve socialistë, koincidencë apo e vërtetë”, tha Shpend Gashi
Shpend Gashi: Nuk e dija isha në only fans apo në komunikimin zyrtar të dy punonjësve të shtetit, të lexoje komunikimet “ai i gjati”, “ai i k…që guxon të më kërcënojë mua, apo ta kthejë në bahcen e babës ministrinë, i shkruante që ma ngri kokën se këtu varet karriera ime. Ma shpjego pak, ministri zgjidhet për të realizuar detyrën shtetërore apo për të bërë karrierë.
Sot është 5 nëntor 2025, 50 vjet më parë, është pushkatuar zv/kryeministri Beqir Balluku, akuza shpërdorim në përmasa të mëdha i pronës socialiste. Sot palloshi dorëzon zv/kryeministren, mbesën e Beqirit tek hetuesia kapitaliste. Akuza, shpërdorim i pronës kapitaliste, karma kjo zonjë e nderuar që nuk fle kurrë me partinë e punistëve socialistë, koincidencë apo e vërtetë.







