Deri pak kohë më parë, Dusan Vlahovic ishte me “valixhe në duar”, i nxjerrë jashtë projektit të Juventus, por situata është përmbysur totalisht me ardhjen e Spallettit, trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër” e sheh serbin si lojtarin kryesor në fazën ofensive. Në fakt edhe shifrat i japin të drejtë Spallettit, fundja Vlahovic është sulmuesi me rendimin më të mirë që ka në dispozicion. Këtë sezon, Vlahovic nuk ka bërë zhurmë, por ka pranuar çdo vendim të stafit, pjesën më të madhe të ndeshjeve i ka nisur nga stoli, por në çdo rast ka treguar shpirt, grindë, por dhe ka rezultuar efikas, siç ndodhi edhe në Champions ndaj Sporting.
Në kushte të tilla, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur një akord të shpejtë për rinovimin e kontratës. Të shpejtë pasi nga 1 shkurti, Vlahovic ka të drejtë të negociojë me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij. Fakt është që serbi është një lojtar që ndiqet prej kohësh nga disa klube të mëdha Evropiane si Bayern Munich, Tottenham, Chelsea dhe Man.United.
Jo vetëm se Vlahovic pëlqehet nga Spalletti, por Juve kërkon t’i rrëmbejë firmën për të mos e humbur më pas falas në fund të këtij sezoni. Palët pritet të rifillojnë edhe një herë negociatat, por mes kërkesës së ofertës ka sërish një diferencë të madhe. Vlahovic përfiton 12 milionë euro, është e vështirë se do t’i mjaftojnë 8 milionë euro, aq sa ofron Juve, por në kontratë mund të përfshihen bonuse të ndryshme, klauzola dhe shumë mjetë të tjetra që mund të bindin sulmuesin. Një rol përcaktues në këto negociata pritet të ketë Chiellini, me drejtorin e ri që është angazhuar personalisht për të bindur Vlahovic.







