Ballina Politika Kreu i KLSH në Kuvend: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer...

Kreu i KLSH në Kuvend: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike dhe vonesa në zbatimin e kontratave

125
0
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2025, duke paraqitur gjetjet e auditimeve mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.

Sipas Shehut, gjatë vitit janë kryer auditime në 205 subjekte, përfshirë 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Raportet e auditimit kanë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike dhe zbatimin e kontratave, me parregullsi më të theksuara në nivel vendor.

“Janë kryer disa auditime në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë,” deklaroi Shehu.

Raporti i KLSH-së ofron një pasqyrë të qartë të problematikave në menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te nevoja për rritjen e transparencës dhe forcimin e kontrollit institucional në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave shtetërore.