Ballina Lifestyle Nuk është martuar asnjëherë/ Laert Vasili tregon arsyen ‘madhore’

Nuk është martuar asnjëherë/ Laert Vasili tregon arsyen ‘madhore’

93
0

Finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, tashmë është bërë pjesë e stafit të opinionistëve në emisionin “Për’puthen”. Gjatë një prej debateve me konkurrentët, Laerti vendosi të ndalet tek rëndësia e martesës.

Aktori tregoi qartë se për të, martesa nuk është diçka që merret lehtë apo trajtohet si lojë. Laerti zbuloi se pse vetë nuk është martuar deri më sot:

Në qoftë se burri është burrë, martesa nuk është me lujt nëpër kallamishte. Këtu ke një njeri që nuk është martuar për këtë arsye. S’jam martuar sepse nuk më pëlqen të marr divorc pastaj, më kupton? Të lë fëmijët rrugëve, të gjej një tjetër aty, hajde pas kangjellave… budallallëqe të tilla. Martesa është e shenjtë.