Ballina Bota Moti bën ‘namin’ në këtë vend/ Rekordi i përmbytjeve arrin nivelin e...

Moti bën ‘namin’ në këtë vend/ Rekordi i përmbytjeve arrin nivelin e ujit deri në 4 metra

55
0

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA- së janë goditur nga moti i keq, me shira të dendur, erëra të forta dhe reshje të shumta dëbore.

Më shumë se 182,000 shtëpia kanë mbetur pa energji në Oregon dhe gati 10,000 në Uashington.

Në Michigan, më shumë se 61,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike dhe më shumë se 57,000 në Wisconsin.

Nivelet e ujit në bregun e Maine në Portland arritën nivele rekord të shtunën, duke përmbytur komunitetet bregdetare që kishin përjetuar tashmë probleme të mërkurën.

Nivelet e ujit në Portland arritën 4 metra pak pas mesditës, duke tejkaluar rekordin e vendosur në vitin 1978, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Përmbytje u raportuan gjithashtu në New Jersey, New York, Connecticut, Massachusetts dhe Rhode Island, sipas të dhënave të NOAA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu