Ballina Europë “Ai nuk di të gatuajë as vezë, ha vetëm kos!”- Sarkozy refuzon...

“Ai nuk di të gatuajë as vezë, ha vetëm kos!”- Sarkozy refuzon ushqimin e burgut, ka frikë nga helmimi ose…

84
0

Plani i dietës që ndjek ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ndërsa është i burgosur në burgun Sante në Paris, ka shkaktuar shqetësim në rrethin e ngushtë të tij dhe familja.

I mbetur pas hekurave që nga 21 tetori, Sarkozy ka vendosur, sipas medias franceze Le Point, të ndjekë vetë një regjim të veçantë dietik. Duke kuptuar ndjenjat armiqësore që shumë nga të burgosurit e tjerë kanë ndaj tij, ai refuzon të prekë pjatat që i serviren në qelinë e tij.

Sipas burimeve të cituara nga media, Sarkozy ka frikë se dikush i ka pështyrë ushqimin, nëse jo diçka më të keqe (madje edhe helmim).

Ajo që e bën problemin edhe më të madh është se ish-presidenti e ka “djegur” alternativën tjetër ndaj ushqyerjes së tij në burg, përkatësisht sigurimin e lëndëve të para nga mensa dhe përgatitjen e ushqimit vetë:

“Ai as nuk di të ziejë vezë!”, zbulon një person nga rrethi i tij i ngushtë. “Dhe, që nga fillimi, e refuzon”.

Kështu, që nga dita e arrestimit të tij rreth 3 javë më parë, Nicolas Sarkozy ka ngrënë ekskluzivisht kos. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky agjërim i veçantë që po mban ish-presidenti do të “ndikojë” te gjyqtari, i cili më 10 nëntor do të thirret të vendosë për lirimin e tij.

Kujtohet se Sarkozy po vuan një dënim me pesë vjet burg për financimin e supozuar të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga Libia, kryesisht nga Muamar Gaddafi. Dy oficerë policie të armatosur janë thirrur për ta mbrojtur atë brenda burgut në mënyrë 24-orëshe. Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez tha se ky vendim u mor për shkak të një kërcënimi për jetën e Sarkozy-t, natyrën e të cilit nuk e specifikoi.