Ballina Kulturë ​“The Sixth”, filmi horror nga Hollywoodi që po xhirohet në Kosovë

​“The Sixth”, filmi horror nga Hollywoodi që po xhirohet në Kosovë

92
0

Kosova po bëhet sërish skenë e një produksioni të madh ndërkombëtar. Filmi horror “The Sixth”, me regji nga Michael Caissie dhe producentët Clayton Turnage, Fitim Krasniqi dhe Fahri Krasniqi, po xhirohet tërësisht në vendin tonë, duke përfshirë lokacione ikonike si Trepça, Prishtina dhe Shpella e Gadimes.

Ky projekt ambicioz, që realizohet nga Kras Production në bashkëprodhim me një ekip nga Hollywoodi, synon të promovojë bukuritë natyrore dhe potencialin filmik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për të ndarë më shumë detaje rreth filmit dhe përvojës gjatë xhirimeve, do të mbahet sot një konferencë për shtyp me ekipin realizues.

Gjithashtu, të pranishëm do të jenë edhe aktorë nga Hollywoodi, të cilët janë pjesë e kastës ndërkombëtare të filmit.

Filmi “The Sixth” është projekti i katërt i producentëve Fitim dhe Fahri Krasniqi, të cilët jetojnë në SHBA dhe po kontribuojnë në zhvillimin e industrisë filmike vendore, duke sjellë produksione të nivelit botëror në Kosovë.

Ky projekt pritet të jetë një hap i rëndësishëm në vendosjen e Kosovës në hartën e kinemasë botërore, duke dëshmuar se vendi ynë mund të ofrojë lokacione unike dhe bashkëpunime profesionale për produksione ndërkombëtare.