Në ditën e 64-të të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, vijojnë të marrin fjalën bashkatdhetarë të shumtë që i janë bashkuar tubimit nga diaspora.
Një emigrant i ardhur nga Italia ka shprehur revoltën e tij ndaj qeverisë, ndërsa i është përgjigjur ashpër edhe deklaratave të mazhorancës, duke lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Taulant Balla si dhe duke pyetur për rolin e Presidentit të Republikës përballe situatës në vend.
Fjala e emigrantit nga Italia përpara Kryeministrisë:
“Kam 32 vite në Itali e jam këtu sepse ndihem krenar që jam shqiptar. Edi Rama, ti e ke shitur Shqipërinë, nuk je më për këtë popull!
Ne nuk jemi sorra e laraska. Taulant Balla na quan sorra e laraska. Ai është një krimb, ata jetojnë poshtë tokës. Sorrat e laraskat jetojnë sipër dhe e pastrojnë tokën, kurse ai e qelb vendin!
Ky shtet a ka një President?! Ku është Presidenti? Ku është që nuk mbron ligjet, nuk mbron Kushtetutën?! Këtu duhet luftuar korrupsioni!”







