Ballina Rajoni E rëndë! 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

E rëndë! 75-vjeçari godet me thikë në qafë vajzën e tij

95
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes qytetin e Egaleos, ku një baba 75-vjeçar ka sulmuar me thikë vajzën e tij 19-vjeçare, duke e goditur në qafë. Sipas policisë greke, autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Vajza u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fatmirësisht, mjekët kanë konfirmuar se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht, informacionet e para që mbërritën në polici raportonin se e reja ishte plagosur aksidentalisht, teksa përpiqej të ndalonte të atin nga një akt vetëvrasjeje. Megjithatë, hetimet e mëvonshme zbuluan se 75-vjeçari e kishte sulmuar vajzën me qëllim.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes, ndërsa autori po mbahet në paraburgim.