Ballina Kronika Arrestim në flagrancë/ Kryente ‘furnizimin’ e Lezhës me drogë, arrestohet 28-vjeçari

Arrestim në flagrancë/ Kryente ‘furnizimin’ e Lezhës me drogë, arrestohet 28-vjeçari

95
0

Shiste lëndë narkotike në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Burime zyrtare nga policia thone se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. dhe kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Skuestrohen doza kanabisi, një grirëse për lëndët narkotike dhe automjeti i 28-vjeçarit, të cilin ai e drejtonte në mënyrë të parregullt. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar në qytetin e Lezhës, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonte një shtetas që shiste lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. Sh. dhe kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt, pasi i ishte pezulluar leja e drejtimit. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Balldre, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse për lëndët narkotike, automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.