Ballina Politika KUJDES ! Vetëm +18

KUJDES ! Vetëm +18

113
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka risjellë në vëmendje një tregim të botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj. Në shkrimin e mëposhtëm janë pasqyruar qartë disa nga mendimet dhe qëndrimet e Ramës që janë konfirmuar dhe më pas në politike.

Postimi 
Ky me poshte eshte nje shkrim ne forme tregimi i botuar nga Rama ne revisten “Perpjekja”, ne nr 9 te saj.

Mbreme pata tundimin per t’ju a lexuar ne sallen e Parlamentit deputeteve socialiste ne diskutimet per ligjin e ashtuquajtur te “barazise gjinore”, po problemin “e zgjidhen” po ata duke mos lejuar diskutime sic kane bere gjithe keto kohe.

Mjafton te lexosh kete shkrim , ku vete autori tregon ne fund se cfare dilemash ka patur ky ne vete , per te kuptuar shume. Per te kuptuar cfare ndodhi mbreme ne Parlament dhe cfare po ndodh sot ne pergjithesi. Po per te kuptuar ne rradhe te pare se perse e rekrutoi Soros , Edvin Ramen, perse e financoi dhe promovoi ne politike. Ato perrallat se e gjeti Nano rastesisht ne varrimin e te atit dhe e beri minister le ti besojne ata qe ju pelqejne perrallat.

Ne shkrimin e meposhtem jane pasqyruar qarte disa nga mendimet dhe qendrimet e Rames qe jane konfirmuar dhe me pas ne politike.
Se pari deshira per te poshteruar shqiptaret nepermjet personazheve te ketij shkrimi te cilet jo pa qellim e thekson se ishin “nga ata te 2 korrikut” . Ne te njejten linje eshte tallja me shqiptaret e Kosoves duke perqeshur dialektin dhe sjelljen e tyre, gje qe e ka bere shpesh dhe me dialektin e shqiptareve te veriut ne pergjithesi. E fundit eshte qershia mbi torte; dilema e vete Rames , dileme qe duket se e ka zgjidhur me ate cfare po ju ben shqiptareve sot.

Lexojeni deri ne fund e perpiquni te mos neveriteni !

Edhe nje here KUJDES +18
Edi Rama
Nga lulet e fushës së luftës për krijimin e Njeriut të Ri

Një muzg i verdhë akull i bëhej kornizë godinës së murrme të stacionit të trenit Milano – Centrale. Ishim një dërgatë prej shtatë a tetë intelektualësh që qysh prej mëngjezit prisnim në lulishten përpara stacionit veturat e disa vëllezërve kosovarë, të cilët do të vinin nga Zvicra për të na marrë e shpënë në Bernë me rastin e një mbledhjeje ku ata vetë na kishin ftuar të merrnim pjesë. Nnandëegjys kemi me qenë me kerrat ke stacioni i trenit n’Millano, na kishin siguruar vëllezërit, dhe ja ku po i afroheshim nandegjysës së darkës pa shquar ende ndonjë kerr në horizont. Përgjatë gjithë ditës vinim vërdallë lulishtes në mes të së cilës çantat tona formonin një mullar të vogël igeliti që kulmonte lart me dy brirët e dhisë së montuar në fund të bishtit të një çiftelie, shkonim e vinim nga stacioni ku kullosnim sytë nëpër vitrinat e dyqaneve, komentonim fytyrat e kalimtarëve apo surretërit e qenve që me kalimin e kohës na dukeshin përherë e më armiqësorë, pinim ujë në një shatërvan krah stacionit për të qetësuar stomakun që ankohej nga puna e rëndë e bluarjes së ushqimeve të thata që kishim marrë me vete, dhe prisnim, prisnim, prisnim.

Sapo u çlirova nga radha ime e rojes së mullarit, i cili ishte rrethuar me eshtra pulash, shishe të boshatisura vere të Kombinatit Ali Kelmendi, kuti të zbrazëta sardelesh, lëvozhgë vezësh të ziera e kikirikësh të papjekur, qese plastike që shkëlqenin nga yndyra e djathit, qofteve a byreqeve të përtypura në orët e pritjes, i dhashë këmbëve edhe njëherë për nga stacioni gjithë duke shpresuar se do të ishte vajtje-ardhja ime e fundit në atë copë lulishteje të mirëmbajtur që ishte katandisur brenda një dite si Syri i Kaltër në Sarandë pas një pikniku të kolektivit punonjës të Fabrikës së Gozhdë-Bullonave Kavajë.

Në kapërcyell të njërës prej portave të mëdha dëgjova emrin tim, dikush më thërriste. Ktheva kokën nga zëri me shpresën e madhe që, më në fund, kerrat mbrritën, por nja dhjetë metra larg meje shquajta një djalë të panjohur që po vinte buzëgaz për nga unë. Që ishte shqipo i Shqipërisë këtë e kuptova menjëherë nga fytyra e tij e sidomos nga një balluke romantike që i derdhej si trëndafil mbi ballë. Ç kemi profesor?, më zgjati dorën shqipua, të vumë re nga larg, vazhdoi duke më treguar një grup tre-katër vetash që shihnin nga ne dhe na e bënin me dorë të afroheshim. Duke bërë për andej njoha njërin syresh, tiranas, ish-sportist, pak më i madh në moshë sesa unë. U përqafuam patriotikisht dhe ia filluam muhabetit. Ishin nga të 2 korrikut. Ndërkohë që më bombardonin me pyetje për Shqipërinë, një veturë e bukur na frenoi përballë, buzë trotuarit, dhe njëri nga djemtë u largua nga grupi e u fut në veturë pasi më dha dorën e më tha, Ciao.

Shkojmë pijmë një kafe brenda në stacion se thamë, i ftova djemtë. Ata më panë me habi, kurse ish-sportisti m’u përgjigj, Do t’ju kishim ftu vetë se na ke ardh mik, po ne jemi t’u punu e s’lujm dot prej knej. Romantiku me balluke qeshi. Mos u çudit profesor, ekonomi tregu është kjo. Kërkesë-ofertë!’. Do të kisha dhënë gjithshka që ta kisha kuptuar vetë se çfarë ofronin ata djem rrëzë murit të lartë të stacionit të trenit e të mos ua kisha bërë pyetjen idiote: Po çfarë ofroni ju këtu? , sepse mënyra sesi Romantiku më tha, Sumën, më ngjethi mishtë. Hë mër Ed mo, shtoi ish-sportisti për të më ndihmuar të dal nga shtangia, se mos kemi noi far sume ne qi ta majm me kimet! Na e qiu Enveri sa i desh suma e s’na dha asi lek s’nadha, kurse italionit jep pare o vlla!

E di si është puna o profesor, vuri qershinë mbi tortë Romantiku, ti nuk më mban mend. Unë kam qirë kokën me trombë në Institut të Arteve, e ç’fitova nga gjithë ajo frymë që nxorra duke i rënë trombës? Ika në Greqi, punova si shkërdhatë në ndërtim e ku të duash ti dhe nuk fitoja as çerekun e asaj që fitoj me këtë punë. I vetmi problem është babai, e shikon që i dërgoj goxha para dhe kujton se i kam nga puna në ndërtim. Më gjej një vend edhe mua se erdha – më thotë sa herë flasim në telefon. Po ti e kupton vetë o profesor që plaku im s ka bythë për këtë punë! Nuk merrja dot veten dhe ashtu kot, siç ndodh ndonjëherë kur do të dalësh nga situata dhe në fakt e qelb më keq muhabetin, i pyeta gjysëm me fjalë e gjysëm me duar, Po kryesisht bëni punën pasive apo aktive?

Aty e mori fjalën i treti, një lushnjar trupvogël dhe gjithë pika në faqe: Edi si, ja mendoje vetë, a është më mirë ta lësh bythën aty e të fluturosh me mendje ku të të dojë bytha dhe të fusësh paratë në xhep apo të lodhesh duke shtyrë mut me loqe e në fund të fundit të marrësh po ato para?! . *(disc error)********(disc not able to read this text) **********************************(please stop!)*(mission impossible)*
**************************************************************** ***************** *********************** ************ **
Vërtet, si është më mirë?!, përsërisja si i dehur vetmevete teksa kthehesha për të kushedisesatën herë tek mullari.
Botuar në revista Perpjekja Nr.9