Ballina Politika Roboti në ‘alarm’ pas takimit me Zegjine Çaushin: A po e studion...

Roboti në ‘alarm’ pas takimit me Zegjine Çaushin: A po e studion deputetja robotin, apo roboti atë?

72
0

Pasi mesa duket ka mbyllur kapitullin e vogël të halleve të shqiptarëve, Zegjine Çaushi ka vendosur të kalojë në nivelin tjetër të karrierës: nga politika direkt në shkencë, teknologji dhe ndoshta NASA në sezonin e ardhshëm.

E përkëdhelura e Belinda Ballukut, e cila falë saj gëzon sot një mandate deputetje është shfaqur në rrjetet sociale pranë një roboti inteligjent, duke lënë të kuptohet se tashmë nuk mjafton vetëm Kuvendi; vendi ka nevojë edhe për kontributin e saj në inteligjencën artificiale. Sepse, siç dihet, kur mbaron punë me ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën, hapi logjik është të merresh me robotikë.

“E ardhmja është këtu”, shkruan Zegjineja krahas fotos. Dhe me të drejtë: e ardhmja paska ardhur aq shpejt, sa disa qytetarë ende s’kanë kapur të tashmen.

Ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin zgjidhje për problemet e përditshme, duket se prioritet tani është nëse roboti mund të durojë inteligjencën politike Zegjinesë.

Në këtë pikë mbetet vetëm një pyetje: a po e studion deputetja robotin, apo roboti po studion si mbijetohet në politikën shqiptare?