Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi brenda një lokali.
Ngjarja ndodhi në Florida, ku i riu, duke u përpjekur të shmangte policinë që e ndiqte, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me lokal.
Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike në spital.
Pas aksidentit, 22-vjeçari është arrestuar dhe po hetohet nga autoritetet.







