Ballina Kronika Kush është nipi i ish-deputetit që u ekstradua nga Britania në Shqipëri...

Kush është nipi i ish-deputetit që u ekstradua nga Britania në Shqipëri për plagosje me armë

128
0

Personi në foto është Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, i cili është ekstraduar nga Anglia në Shqipëri, pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg për plagosje në qytetin e Gramshit.

Mikel Hoxha 33 vjeç u shpall në kërkim në qershor të vitit 2018 ndërsa tashmë arrestimi i tij u bë i mundur nga autoritetet britanike dhe ekstradimi u krye drejt vendit tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.

Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet në njoftim.