Ballina Kosovë Thirrje e ashpër nga Shkëlzen Gashi kundër Përparim Ramës

Thirrje e ashpër nga Shkëlzen Gashi kundër Përparim Ramës

111
0

Analisti Shkëlzen Gashi ka bërë një thirrje publike për qytetarët e Prishtinës që të mos e votojnë kryetarin aktual, Përparim Rama. Në një postim në Facebook, Gashi e akuzon Ramën për mashtrime, dështim në realizimin e projekteve të premtuara dhe lidhje me krimin. Ai pranon se ka qenë ndër ata që e kanë mbështetur Ramën në zgjedhjet e kaluara, por thotë se është zhgënjyer.

“Prishtina është në gjendje të rëndë sepse e zgjodhëm një person që na mashtroi. Ju lus, mos e votoni Përparim Ramën,” shkroi Gashi, duke shtuar se kryetari aktual “e ka çakorduar qytetin dhe mund të përfundojë në burg si Erion Veliaj”.

Postimi i plotë:

NJË LUTJE PËR PRISHTINËN – MOS E VOTONI PËRPARIM RAMËN!

Prishtina s’osht qytet veç i atyne që janë lindë e janë rritë këtu. As veç i atyne që kanë ardhë së voni me jetu këtu. Prishtina osht edhe e atyne që vijnë këtu me kry punë ose edhe veç për pikë të qefit. Prishtina osht kryeqytet, prandaj kur osht në pyetje Prishtina duhet me u angazhu të gjithë.

Prishtina sot osht në gjendje shumë të randë sepse para katër vjetëve ne për kryetar e zgjodhëm një person i cili na e prezentoi një program që s’e realizoi. Na mashtroi dhe kjo ndodhi edhe për fajin tem, për çka mu m’vjen shumë keq dhe ju kërkoj publikisht të falun.

Sidoqoftë, sot du me ju lutë: MOS E VOTONI PËRPARIM RAMËN!

– Mos e votoni Përparim Ramën sepse nuk e ka realizu asnjë prej projekteve të mëdha që na i pat premtu para katër vjetëve!

– Mos e votoni Përparim Ramën sepse po na e ofendon intelegjencën tu na rrejtë sy nër sy se i ka realizu projektet që i ka premtu!

– Mos e votoni Përparim Ramën sepse osht njeri i kapun prej krimit e i përfshimë në krime. Njeri i hutumë e i shashtrisun, që nuk e din as çka bon, as çka flet, as qysh sillet. Osht njeri totalisht i çakordumë.

– Mos e votoni Përparim Ramën sepse na i humbë edhe katër vjet kot dhe e shkatërron edhe ma fort Prishtinën.

– Mos e votoni Përparim Ramën sepse – mbajeni në mend – ky ka me përfundu sikur Erion Veliaj në burg e osht shumë keq për Prishtinën që kryetari i saj me shku në burg. Le të shkon Përparim Rama në burg si ish-kryetar i Prishtinës e jo si kryetar i saj.

Ju që jeni lindë në këtë qytet, ju që keni ardhë me jetu këtu, ju që vini këtu për punë ose për qef, ju lus: mos rrini neutral përballë krimit e mashtrimit. E, krimi dhe mashtrimi në Prishtinë sot kanë emën dhe mbiemën: Përparim Rama. Prandaj, ju lus: MOS E VOTONI PËRPARIM RAMËN!