Ballina Europë Dikur shërbenin për të kapur peshq, sot shërbejnë për të “peshkuar”…drone. Ndihma...

Dikur shërbenin për të kapur peshq, sot shërbejnë për të “peshkuar”…drone. Ndihma e veçantë për Ukrainën

115
0

Rrjetat që dikur shërbenin për të kapur peshq, sot shërbejnë për të “peshkuar”…dronë.

The Guardian raporton se peshkatarët nga Bretanjë po dhurojnë rrjeta të vjetra që po ripërdoren si barriera kundër dronëve në vijat e frontit.

“Kur mësuam se Ukraina kishte nevojë për rrjeta, komuniteti i peshkimit reagoi menjëherë. Nëse ata shpëtojnë jetë, merrini ato”, tha Gérard Le Duff, kreu i organizatës bamirëse Kernic Solidarités.

Më parë, deri në 800 ton rrjeta të tilla grumbulloheshin çdo vit në rajon, tani ato kanë gjetur një qëllim të ri duke shpëtuar jetë.