Ballina Opinion 2/3 e votuesve të PD-ASHM nuk votuan të djelën, kurse 8/10 e...

2/3 e votuesve të PD-ASHM nuk votuan të djelën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh…

93
0

Nga Eduard Zaloshnja

Titulli i kësaj analize është i mjaftueshëm për mos ta vazhduar leximin e saj. Por bëni durim të lexoni edhe 15 fjalitë e mëposhtme…

Në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të pjesshme për kryebashkiakë të djelën, PD-ASHM nuk doli me kandidatë të saj politikë, por përkrahu nominalisht pesë kandidatë “të pavarur”. Dhe këta kandidatë morën vetëm 1/3 e votave që kishte marrë PD-ASHM më 11 maj në territorin e pesë bashkive.

Si rrjedhim, gropa elektorale e paparë e 11 majit u tej-thellua më 9 nëntor…

Në të pesta bashkitë që ishin në garë më 9 nëntor, diku më shumë e diku më pak, 2/3 e votuesve të PD-ASHM nuk votuan për kandidatët “e pavarur” të mbështetur prej saj (fare pak mund të ketë votuar për kandidatë që ishin jashtë dyshes PS-PD, teksa shumica dërrmuese ndejtën në shtëpi).

Nga ana tjetër, votuesit tradicionalë socialistë shkuan të votonin për kandidatët e tyre, pavarësisht shiut e rrebeshit të së djelës – pothuaj 8/10 e votuesve socialistë të 11 majit votuan të djelën. Kuptohet që pati variacione lokale në pjesëmarrjen e votuesve socialistë – por fjala vjen, deficitin e socialistve të Vlorës në pjesëmarrje e mbuluan socialistët e Beratit, Tepelenës dhe Cërrikut.

Në llogari të fundit, votat e PD-ASHM firuan me 2/3 të djelën, krahasuar me 11 majin. Kur kishin firuar më 11 maj me 1/3, krahasuar me 2021-shin…