Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit.
Mësohet se është qëlluar nga një makinë në drejtim të mjetit tjetër të bardhë.
Akoma nuk bëhen me dije identitetet e personave dhe as rrethanat e ngjarjes.
Viktimë dyshohet të jetë shoferi, ndërsa pasagjeri është plagosur. Një automjet është sulmuar me armë nga një tjetër automjet, që ka qenë në lëvizje.
Nga verifikimet paraprake, që kanë bërë agjentët e policisë, thuhet se automjeti i autorëve ka shkuar në drejtim të Fushë-Krujës.







