Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur paraditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku dyshohet se është ekzekutuar Gilmando Dani.
Sipas burimeve paraprake, dy automjete kanë qëlluar në drejtim të një makine tip “Benz”, në të cilën ndodhej viktima e dyshuar. Autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në zonë dhe ka nisur krehjen e perimetrit.
Uniformat blu ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për identitetin e viktimës dhe rrethanat e sakta të ngjarjes, por bëjnë me dije se atentati nuk ka lidhje me Policinë Kufitare apo me sigurinë e Aeroportit të Rinasit.







