Ballina Politika “KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen...

“KAYO, shoqëri e përfshirë në afera korruptive”, Balliu në komision: I jepen tendera me firmën e Ballukut

84
0

Deputeti Klevis Balliu është përplasur në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes me ministrin Pirro Vengu. Ai u shpreh se shoqëria KAYO e cila do të merret me prodhimin e armëve, është një shoqëri e lidhur me afera korruptive, ndërsa ka shtuar se tenderat jepen me firmën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive”, tha Balliu.

Balliu: Duke dëgjuar relacionin edhe Amerika do na kishte zili. Ju thoni që kemi kaluar mesataren e kërkuar nga NATO, ndërkohë që ajo është një mashtrim me shifra, sepse aty keni futur edhe emergjencat civile, ku vendet anëtare të NATO-s nuk e kanë në projektbuxhetin e mbrojtjes, e keni shtuar për të thënë se kapëm edhe këtë pikë.
Ju deklaruat për KAYO-n, zoti ministër, KAYO më shumë se një shoqëri që do na zgjidhë punë, duket një shoqëri që është e përfshirë në afëra korruptive. Unë po ju tregoj dy tendera që keni bërë për KAYO, njëra 4 milionë euro e bërë në datën 3.11.2025 dhe tjetra 28.10.2025 për 6 milionë euro. Shoqëria që ka marrë këtë është “Timak Defence”. Kjo kompani është e pompuar nga qeveria që bashkë me KAYO kanë krijuar këtë shoqëri që ju u jepni tenderin sipas VKM që ka dhënë Belinda Balluku.
Kompania Timak është një kompani që shet aksionet për 450 euro. Unë nuk e di nëse ka sens që të shesësh aksione të një kompanie me xhiro miliona euro dhe merr tendera miliona euro?! Kjo kompani do merret me prodhimin e armëve. Kjo kompani që bën këto kontrata fiktive. Kjo është për tu hetuar, jo për ti dhënë tendera miliona euro. Siguria e vendit nuk zgjidhet me afera korruptive.