Ballina Aktualitet “Vëllai, strumbullari i vrasjes së babait në Durrës”

“Vëllai, strumbullari i vrasjes së babait në Durrës”

129
0

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës, ku të arrestuar për këtë ngjarje janë tre fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja po hetohet në gjendje të lirë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, ai theksoi se pas vrasjes fshihet vetëm vëllai i madh, Hysen Meta.

Sipas tij, ky i fundit ishte autoritar mbi familjen.

“Për mua strumbullari i vrasjes është vëllai, në nuhatjen time.

Djali është kthyer 2 javë nga jashtë. Është një vëlla autoritar, me pushtet mbi nënën.

Kjo është një pistë e mundshme”-tha ai.