Ballina Aktualitet Vrasja mafioze në Rinas/ Dervishi: Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania...

Vrasja mafioze në Rinas/ Dervishi: Mirë kamerat nuk punonin, por satelitët Albania 1, Albania 2 ku i kishin sytë?

118
0

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar situatën skandaloze të rendit dhe zbulueshmërisë së krimit në Shqipëri, pas atentatit mafioz të kryer në një prej zonave më të sigurta kombëtarisht, siç është aeroporti i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një eksponent i njohur i krimit dhe mbeti i plagosur rëndë shoferi i tij, Muçi Shaljani, agjent i AMP-së, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.

Në postimin e tij në Facebook, Dervishi pyet me të drejtë, se ‘mirë që kamerat nuk punonin gjatë gjithë rrugës kur autorët u arratisën, po satelitët Albania 1 e Albania 2 ku i kishin sytë për të zbuluar itinerarin nga Rinasi deri në Halilaj të vrasësve pas ngjarjes?’

‘Mirë kamerat gjatë gjithë rrugës nuk punonin, po satelitët Albania 1 e Albania 2 ku i kishin sytë për të zbuluar itinerarin nga Rinasi deri në Halilaj të vrasësve pas ngjarjes? Apo po karikoheshin te Tigri 1 e Tigri 2? Me këtë inefikasitet, satelitët meritojnë të digjen tek incineratori i Elbasanit!’, shkruan Dervishi.