Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 25.09.2025, ka vjedhur produkte, në një market në lagjen nr. 8.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka i vjedhur një shumë parash, nënës së tij;
-H. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi posedonte pa leje, një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-L. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-B. N., 34 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një grirëse për këtë lëndë.
Lënda narkotike në të dyja rastet, si dhe sendi për grirjen e saj, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. O., 52 vjeç dhe A. V., 57 vjeç, të dy banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, nëpërmjet thirrjeve telefonike, për shkak të një mosmarrëveshjeje për çmimin e një automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.







