Ballina Kronika Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe...

Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe Brilant Martinaj

264
0

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri.

Ai shprehet se skuadra që krey atentatin janë shumë rezultativë dhe nuk mund të kapen nga agjencitë shiqtare. Hoxha shton se ky është i njëjti grup që ka ekzekutuar edhe Brilant Martinajn.

“Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 përqind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona. Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. 

Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.”-tha gazetari Hoxha.