Ballina Sport Thellohen përmasat e skandalit të madh në Turqi, pezullohen 102 futbollistë

Thellohen përmasat e skandalit të madh në Turqi, pezullohen 102 futbollistë

82
0

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka pezulluar 102 lojtarë nga dy ligat kryesore të vendit, pas hetimeve për përfshirje në baste sportive. Mes tyre janë edhe futbollistët e Galatasarayt, Eren Elmali dhe Metehan Baltaci, të cilët janë ndëshkuar me pezullime prej 45 ditësh dhe nëntë muajsh.

Në total, 25 lojtarë nga Superliga dhe 77 nga liga e dytë janë përfshirë në këtë valë pezullimesh. Ky është zhvillimi më i fundit i një skandali të gjerë që ka përfshirë futbollin turk, pasi më herët TFF kishte pezulluar 149 gjyqtarë e ndihmës gjyqtarë për arsye të ngjashme.

Hetimet zbuluan se qindra zyrtarë kishin hapur llogari bastesh, madje një gjyqtar kishte vendosur baste mbi 18 mijë herë. Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e cilësoi situatën si një “krizë morale në futbollin turk”.

Ndërkohë, ndeshjet në ligat e dytë dhe të tretë janë pezulluar për dy javë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.