Ballina Sport NBA ekskluzivisht në Tring 2025-2030. “Të magjishmit” sërish në shtëpinë e tyre...

NBA ekskluzivisht në Tring 2025-2030. “Të magjishmit” sërish në shtëpinë e tyre për pesë sezone

85
0

Një tjetër lajm i mirë për të gjithë sportdashësit vjen nga platforma TRING, platforma sportive më e madhe në vend. NBA do të transmetohet ekskluzivisht në kanalet Tring Sport për pesë sezone të tjera, nga ky sezon që sapo ka nisur deri në 2030-ën.

TRING ka siguruar sërish të drejtat ekskluzive të transmetimit për territorin shqiptar të kompeticionit “par excellence” të basketbollit botëror, për kënaqësinë e të gjithë fansave.

Një tjetër epokë e lavdishme, çdo ndeshje një copëz historie, nga sezonet e rregullta, “Playoffs”, “All-Star Weekend”, e deri te finalet madhështore, drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në platformën Tring Sport.

Me transmetimin Live, komentin profesional në shqip, analiza, intervista e programe të dedikuara, kanalet sportive Tring do të jenë shtëpia e “të magjishmëve” edhe për të paktën për 5 sezone dhe, përmes aplikacionit Tring, do të mund t’i ndiqni kudo që ndodheni. Transmetimet e para kanë nisur me çeljen e sezonit 2025-2026, ku yjet e NBA kanë zbritur në parket me më shumë adrenalinë se kurrë, duke dhuruar spektaklin që vetëm ata dinë të dhurojnë.

Me këtë marrëveshje, TRING forcon pozicionin si lider absolut në transmetimet sportive, duke sjellë në shtëpitë e tifozëve paketën më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse, me kampionatet më të forta në botë. Më shumë se 250 ndeshje e gara çdo muaj, me një ofertë fenomenale që nuk duhet humbur, duke filluar nga 10.900 lekë për abonimet 12-mujore Extra në paketat tokësore, satelitore dhe OTT App. Sportifikohu me Tring dhe hyr aty ku luhet çdo ndeshje që vlen…