Ballina Politika Pas goditjes nga Uashingtoni, gazetari shpërthen: Rama s’mund të fshihet më, deklaratat...

Pas goditjes nga Uashingtoni, gazetari shpërthen: Rama s’mund të fshihet më, deklaratat e tij janë prova publike

120
0

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj biznesmenit Luftar Hysa dhe rrjetit të tij familjar e të biznesit, duke e akuzuar për përfshirje në krimin e organizuar transnacional dhe pastrim parash, përfshirë lidhje me kartelin e fuqishëm meksikan Sinaloa. Ky vendim ka rikthyer fuqishëm në debatin publik një çështje të tre viteve më parë: takimin e Kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën në zyrën e tij, një takim që ngjalli polemika të shumta në atë kohë.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Bledian Koka tha se ky zhvillim nga Thesari i SHBA-VE, përbën “hallin e madh” dhe “dëmin e pakontrollueshëm” për Kryeministrin Rama, duke e tejkaluar rëndësinë e çështjeve të brendshme korruptive. Sipas Kokës, ndryshe nga skandalet vendase që ai i cilësoi si “shpërthime të kontrolluara” për nevoja propagande, lidhja me një individ dhe rrjet të sanksionuar nga SHBA për krim të rëndë ndërkombëtar, është një goditje direkte dhe e pamenaxhueshme për qeverinë.

Në qendër të diskutimit është fakti se një kompani e lidhur me familjen Hysa, tashmë e dizenjuar nga SHBA, ka marrë nga qeveria shqiptare licencën për një nga projektet më të mëdha turistike në Vlorë, atë të hotelit me pesë yje dhe kazinosë në Marina Bay.

Kjo sipas gazetarit Koka e vendos ekzekutivin shqiptar në një pozitë tejet të vështirë, pasi del se ka favorizuar një grup të cilin partneri strategjik i Shqipërisë, e konsideron si organizatë kriminale. Koka vuri në dukje gjithashtu një “artikulim të njëjtë” dhe justifikim të përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe vetë Luftar Hysës kur janë pyetur për këtë çështje.

Historia e këtij skandali nisi me publikimin e një fotografie nga takimi në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe një deputet gjerman. Reagimi i Kryeministrit Rama në atë kohë, i cili mori rolin e mbrojtësit në vend që të niste një hetim nga institucionet ligjzbatuese, u kritikua nga Koka si një veprim i papërshtatshëm për një zyrtar të lartë shteti.

Zotin Rama e sikletos shumë dhe që si me thënë ravijëzon dhe sigurisht që ka të bëjë me raportet e zotit Rama me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushdo që ka besuar që ky problem ose ky hall po e thoja kështu, mund të ishte, si me thënë, problemet ligjore të zonjës Balluku, besoj që me këtë që ka ndodhur sot, në fakt mund të kuptojë që në fakt halli i madh i zotit Rama ka qenë pikërisht ky. Sepse, sigurisht që sot ka ndodhur dizenjimi i familjes Hysa dhe i të gjithë bizneseve të tyre, por po e them në parantezë, një nga kompanitë e sekuestruara ose të dizenjuara, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e njëjta kompani me të cilën qeveria shqiptare i ka dhënë kësaj, kësaj familje, licencën për atë që është në një nga bizneset kryesore në Vlorë, Marina Bay, që është hoteli dhe kazinoja që operon prej kohësh tashmë në, në këtë, në këtë hotel. Pra, ky nuk është, nuk është vetëm një, një dizenjim i këtyre kompanive, si me thënë, sepse pjesa më e madhe e tyre është kompanitë ,që me të cilët familja Hysa vepron mes Meksikës, Kanadasë dhe përfitimi dhe përfitime financiare që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Asnjëra prej kompanive nuk operon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por janë të dizenjuar si si organizatë kriminale. Dhe unë mendoj që ky është fiks ai momenti që një kryeministër nuk do të donte t’i ndodhte dhe ose që pret të ndodhë dhe pret të ndodhë sa më vonë. Unë mendoj që gjithë shqetësimi i zotit Rama ishte një shqetësim i cili, si me thënë, e tejkalonte mundësinë e tij për ta kontrolluar dëmin. Ky është një dëm i cili nuk mund të kontrollohet. Pra, në qoftë se ty të ndodh dëmi brenda me SPAK-un e me këto andrallat tona të përditshme, gjëra që ti, ne, ne e kemi parë fare mirë që të gjitha shpërthimet kanë ndodhur të kontrolluara sipas nevojave të propagandës ditore të zotit Rama.

Edhe Erion Veliaj, edhe Belinda Balluku, Arben Ahmetaj, tjetri, tjetri, të gjithë këto që kanë ndodhur kanë qenë shpërthime të kontrolluara. Kjo është një gjë tjetër. Kjo është një ngjarje në të cilën zoti Rama ka lënë edhe prova me artikulimet e veta, ka lënë edhe ka bërë edhe avokatinë siç me të drejtë e transmetuam ne gjatë kësaj kohe dhe po të shikoni ka një moment të caktuar kur ajo që thotë zoti Rama përballë gazetarëve në vitin 2022, kohës kur i bënte konferencat me gazetarët në distancë për shkak të Covid-it të kohës, është i njëjti artikulim që ka edhe zoti Hysa në intervistën e dhënë për, për zotin Fevziu. Pra një kryeministër i cili vihet në dijeni pas një artikulli ose njihet me një artikull, jo ky ishte rasti i dytë që zoti Rama ekziston, sepse ka dhe një intervistë të zotit Rama i cili është pyetur për këtë çështje në, në, në emisionin e zotit Fevziu, kjo video nuk ekziston për momentin në YouTube. Nuk nuk e gjejmë dot. Kjo video është zhdukur.

Dhe, dhe, dhe që, edhe që e konfirmonte takimin dhe e minimizonte. Kjo video për momentin nuk gjendet. Ndoshta mund, në arkivat tona mund ta kemi ruajtur, por kjo, kjo gjë nuk gjendet, por kemi këtë videon tjetër. Po. Sepse kjo, çdo gjë ka nisur nga kjo foto e publikuar dikur. Pra një foto e cila fotografohet nga, nga larg, një, një delegacion po e quajmë kështu, që ndodhej në kryeministri. Po e diskutonim pak më herët me Klodin, thashë
Po pikërisht, pra, shpoti e ka marrë për shkak se ishte një deputet gjerman dhe nga fotoja e deputetit gjerman Mark Hauptmann, rezulton që një person, personi tjetër që ishte aty ishte zoti Hysa që për, për Shqipërinë si me thënë ishte i panjohur, ndoshta gazetarët e kronikës mund të kishin informacion, por jo domosdoshmërisht se çfarë përfaqësonte, dhe që nga aty momenti pastaj ka nisur me thënë saga e asaj që njihej e Luftar Hysës në Shqipëri.

Mbas kësaj ngjarje, mbas këtij denoncimi që u bë atëherë në, në, në portalet e kohës, ka ndodhur që ka qenë një media meksikane, që publikon një artikull, e cila thotë se Luftar Hysa dhe tre vëllezërit e tij ishin njerëz që pastronin paratë e kartelit Sinaloa, që realisht informacioni kur doli atëherë ishte një informacion lunatik. Si mundet pra që një familje shqiptare ose disa, një biznesmen shqiptar të ketë lidhje direkte me kartelin Sinaloa, dihet sa e rrezikshme, sa e fuqishme po ashtu është financiarisht, ky kartel, dhe që si ka mundësi që nga, mirë që janë të lidhur atje, por ka ardhur edhe biznesin e kryen, kryen në Shqipëri. Këtu çfarë ndodh? Publikohet informacioni dhe kryeministri i Shqipërisë pyetet sërish për këtë ngjarje. Çfarë, ajo që ndodh ndoqëm pak më herët, është pikërisht përgjigja që kryeministri i ka dhënë gazetarëve dhe pyet dhe çfarë shohim ne?

Madje te italianët ishte, ishte më i zgjeruar, por ajo që po shikojmë është hera e parë kur flet si, po të shikoni, gjuha që me të cilën zoti Rama i përgjigjet gazetarëve shqiptarë dhe gjuha me të cilën zoti Hysa përdor në tek zoti Fevziu, është i njëjti argument, i njëjti justifikim. Ku kemi ne takat të pastrojmë ne me një, me një vrimë në Vlorë atë që janë miliardat e trafikut të drogës dhe pasuria e kartelit Sinaloa. Çfarë ndodh? Në qoftë se zoti Hysa është në të drejtën e vet ta bëjë këtë apologji, si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë, se këtu pastaj është ajo e çuditshmja, në vend që të thotë, ose minimalisht t’u përgjigjet gazetarëve, ne e kemi lexuar artikullin, organet tona ligjzbatuese sigurisht që janë duke bërë verifikimet e tyre sepse normalisht do të duhet ta bëjnë këtë lloj verifikimi dhe nëse do rezultojë diçka që mund të, mund, mund të ketë lidhje me këtë informacion, patjetër që ne do të vëmë në dispozicion. Por zoti Rama jo vetëm që nuk e jep këtë përgjigje normale që duhet të japë një shtetar, përkundrazi, ai as nuk e çon nëpër mend t’i thotë institucioneve ligjzbatuese hetojeni familjen Hysa.