Ballina Politika ‘Pas çdo bashkie që humbet funksionet, një familje largohet’, Leskaj ngre alarmin...

‘Pas çdo bashkie që humbet funksionet, një familje largohet’, Leskaj ngre alarmin në Kuvend: Ky projekt i bashkohet shpopullimit të vendit

100
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, duke iu drejtuar deputetëve të PS-së gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se me votimin për Reformën Territoriale, ata do i bashkojnë votat ‘për projektin e shpopullimit të vendit.’

Leskaj tha se projekti i PD-së për 100 bashki ishte shumë më efektiv, pasi sipas tij do të thoshte më shumë afërsi me qytetarin.

Sipas tij, një bashki e vogël ka mundësi të identifikojë më shpejtë nevojat e komunitetit, teksa shtoi se me variantin e PD-së, harta territoriale ofron një decentralizim më të madh të pushtetit.

“Si banor i Selenicës, Divjakës, Këlcyrës, Patosit, etj, unë do ta përcjell këtë shqetësim me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi. Me respektin më të madh për bashkëqytetarët e mi dhe me respektin më të madh edhe për deputetët e Vlorës e Fierit dhe të zonjës Spiropali, do tregohem i kujdesshëm deri në fund. Ju zoti kryetar i Kuvendit si pjesëtar i sektit Rama sot po kaloni një projekt që jo thjesht shkrin 15 bashki, por i bashkohet atij projekti të madh të shpopullimit të vendit. Është një reformë që thellon akoma më tepër Shqipërinë me 2 shpejtësi, me 2 standarde në zona të ndryshme të vendit. Shpopullimi është sot problemi i të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Pas çdo bashkie që humbet funksionet, pas çdo familje që largohet jashtë vendit, ekziston një pyetje ‘a po boshatiset Shqipëria?’. Përgjigja është po. Këshilli bashkiak i Selenicës votoi kundër shkrirjes me Vlorën. Varianti i PD-së me 100 bashki synon të ruajë njësitë vendore më të vogla, më pranë komuniteteve dhe me lidhje të drejtpërdrejta me territorin. 100 bashki do të thotë më shumë afërsi me qytetarin. Bashkitë e mëdha krijojnë distanca të konsiderueshme, fizie e administrative. Një bashki e vogël ka mundësi të identifikojë më shpejtë nevojat e komunitetit. Me variantin tonë të PD-së kemi decentralizim më të madh. Reforma e 2014 i mohoi pjesëmarrjen në vetëqeverisjen vendore rreth 70% të popullsisë”, tha mes të tjerash Leskaj.