Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani, alias Sheqeri, forcat e rendit kanë ndërmarrë një sërë kontrollesh në zona të ndryshme të vendit me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të përfshirë.
Gjatë një operacioni në Nikël, policia ka njoftuar gjetjen e një arsenali armësh dhe minash. Mes tyre janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.
Sakaq, mësohet se është identifikuar një prej personave që ka pasur armët, i cili tashmë është shpallur në kërkim.







