Ballina Kronika DURRES/ policia arrestime dhe procedime për mashtrim, dhunë në familje, përndjekje

DURRES/ policia arrestime dhe procedime për mashtrim, dhunë në familje, përndjekje

95
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me pagesën për një automjet të marrë me qira. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. H., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. K., 37 vjeç, banues në Durrës,, pasi dyshohet se ka përndjekur dy 19-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. D., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Q. B., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me send të fortë, 2 të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. K., banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.