Ballina Kosovë Deputetët morën 1.9 milion euro gjatë bllokadës institucionale

Deputetët morën 1.9 milion euro gjatë bllokadës institucionale

61
0

Për 7 muaj, mbi 1.9 milion euro, deputetët e Kuvendit të Kosovës bashkë me asistentët i morën nga buxheti i shtetit. Por rezultate nga puna e tyre nuk pati.

Paga bazë e një deputeti është 1 mijë e 914 euro, pa përfshirë këtu edhe shtesat nga përvoja e punës.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë RTK-së se nga muaji prill, kur edhe u thirr seanca konstituive e deri në tetor, mbi 1 milion e 300 mijë euro u ndanë për pagat e ligjvënësve.

Ndërsa mbi 571 mijë euro janë ndarë për pagat e stafit mbështetës politik.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është përballur me bllokadë institucionale. Kuvendi nuk është konstituuar për muaj me radhë, derisa disa herë kanë dështuar edhe tentativat për zgjedhjen e kryetarit. Tashmë Kuvendi është i konstituuar, deputetët e asistentët e tyre marrin paga, por punët nuk po kryhen.

Megjithëse paga e deputetit vazhdon të jetë ndër më të lartat në sektorin publik, të zgjedhurit e popullit nuk kanë arritur t`i formojnë institucionet e reja, për çka pasojat po i bartin qytetarët