Kourtney Kardashian ka festuar me shumë dashuri dhe emocion 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, bateristit të Blink-182, Travis Barker. Këngëtari e festoi ditëlindjen të premten, më 14 nëntor, ndërsa Kourtney, 46 vjeçe, i kushtoi një postim të ndjerë në Instagram, duke i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për tre vite martesë.
“Wow… gëzuar 50-vjetorin bashkëshortit tim të mrekullueshëm!”, shkroi ajo në fillim të urimit. Më pas, Kourtney e përshkroi Barker si një njeri “falënderues, bujar, real, të sinqertë, të përkushtuar, familjar, të talentuar, të mbijetuar”, duke shtuar se ai është “lideri i familjes sonë. Shtëpia ime.”
Ajo nuk u ndal me kaq. “Ti më frymëzon çdo ditë të bëhem njeri më i mirë,” vazhdoi Kourtney. “Është nder të jem gruaja jote, dhe gëzimi më i madh është ta jetoj jetën pranë teje.” Postimi u mbyll me fjalët: “Të dua më shumë se sa mund ta shprehin fjalët.”
Në Instagram, çifti publikoi një karusel me foto intime nga darka e ditëlindjes së Barker më 12 nëntor. Në njërën prej fotove, Travis shihej duke buzëqeshur para tortës së ditëlindjes, ndërsa Kourtney qëndronte pranë tij e lumtur. Në një tjetër moment romantik, çifti përqafohej teksa Travis i jepte një puthje në ballë bashkëshortes.
Barker nuk nguroi t’i përgjigjej urimit të saj publik me një koment po aq të ëmbël: “Të dua kaq shumë, gruaja ime. Faleminderit që e bën çdo ditë një bekim.”
Në Instagram Stories, Kourtney ndau gjithashtu disa pamje nga ambienti i shtëpisë së tyre, të dekoruar me qirinj dhe tullumbace krem me fjongo të zeza, duke treguar se ajo kishte organizuar “një darkë ditëlindjeje për të festuar Barker”.
Çifti, i njohur për lidhjen e tyre të fortë dhe momentet e shpeshta romantike në rrjete sociale, vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar në Hollywood.







