Ballina Sport Vendi me popullsinë më të vogël, që do të luajë në një...

Vendi me popullsinë më të vogël, që do të luajë në një Kupë Bote?

65
0

Curaçao është shumë pranë të bërit një nga tri kombëtaret debutuese në Botërorin 2026, së bashku me Cabo Verde, Jordaninë dhe Uzbekistanin.

Fitorja e thellë 7:0 ndaj Bermudës, e afrojnë ekipin e drejtuar nga Dick Advocat, ish-trajner i Holandës, me pjesëmarrjen e parë në një Botëror.

Nëse realizohet, Curaçao (155.000 banorë) do të zëvendësojë Islandën (331.000) si vendi më pak i populluar që luan në një Kupë Bote. Advocat është i paralajmëruar për sfidën vendimtare ndaj Xhamajkës.

Fitorja ose barazimi siguron kualifikimin, ndërsa humbja e dërgon në “play off”.

Po ashtu, Surinami, ish-koloni holandeze, e pavarur nga viti 1975, ruan shanset për debutim. Ata fituan 4-0 ndaj El Salvadorit dhe shkojnë në ndeshjen e fundit të grupit A të barabartë me Panamanë në pikë, duke luftuar për kualifikim direkt ose “play off”.