Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi pas një makinë përplasi një grup spektatorësh të një eventi sportiv, ku si pasojë kanë mbetur 13 persona të plagosur.
Pas një përplasjeje me një automjet tjetër brenda zonës së garës, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me forcë në gardhin mbrojtës dhe goditi disa spektatorë. Dy prej të plagosurve janë në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Të plagosurit janë nga 20 deri në 75 vjeç, sqaron njoftimi i policisë. Mediat australiane transmetojnë video ku fiksohet momenti kur makina përplas spektatorët.
Gara është një lloj sporti motorik ku drejtuesit përplasin qëllimisht makinat e tyre me njëra-tjetrën.







