Ballina Bota Gjykata speciale e Krimeve Ndërkombëtare/ Ish-kryeministrja, dënohet me vdekje për krime kundër...

Gjykata speciale e Krimeve Ndërkombëtare/ Ish-kryeministrja, dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

70
0

Një gjykatë speciale e Krimeve Ndërkombëtare në Bangladeshi ka dënuar me vdekje ish-kryeministren Sheikh Hasina, duke e shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave studentore vitin e kaluar.

Trupi gjykues prej tre anëtarësh deklaroi se Hasina kishte inkurajuar dhe urdhëruar vrasje ndaj protestuesve, duke mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj përfshirësve. Gjykata theksoi se ish-kryeministrja kishte urdhëruar përdorimin e helikopterëve, dronëve dhe armëve të rënda për të shtypur demonstratat.

“Është e qartë se ajo urdhëroi dhe inkurajoi eliminimin e protestuesve,” deklaroi një nga gjyqtarët gjatë leximit të vendimit.

Demonstratat filluan si protesta studentore për pozicionet në shërbimin civil, por shndërruan në një lëvizje masive për dorëheqjen e qeverisë Hasina. Raportohet se gjatë përleshjeve u vranë deri në 1,400 persona, ndërsa rreth 25,000 të tjerë u lënduan, sipas të dhënave të zyrës së të drejtave të njeriut të OKB-së.

Hasina, e cila mohon të gjitha akuzat, ndodhet aktualisht në vetë-ekzil në Nju Delhi që nga gushti i vitit të kaluar. Avokatët e saj kanë apeluar vendimin në organet ndërkombëtare, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e garancive për një gjyq të drejtë.

Qeveria e përkohshme e Bangladeshit ka kërkuar ekstradimin e saj nga India, por autoritetet indiane ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare. Vendimi pritet të përshkallëzojë tensionet politike para zgjedhjeve kombëtare të parashikuara për shkurt të vitit të ardhshëm.