Ballina Europë Moti i keq godet Italinë, të paktën 2 persona të zhdukur nga...

Moti i keq godet Italinë, të paktën 2 persona të zhdukur nga rrëshqitjet

88
0

Italia është përfshirë nga moti i keq prej orëve të para të ditës së sotme dhe jo vetëm me dëme materiale, por edhe me viktima.

Një rrëshqitje dheu përfshiu tre shtëpi në zonën e Gorizia, duke lënë 2 persona të zhdukur.

Përmbytjet vazhdojnë kryesisht në zonën e Ligurias, që është edhe më e goditura sipas raportimeve të mediave në vendin fqinj. Por pothuajse e gjithë Italia veri-lindore është e prekur nga moti i keq dhe përmbytjet.

“La Repubblica” informon se ekipet e shpëtimit janë në punë në Brazzano di Cormons, Friuli Venezia Giulia.

Qindra operacione shpëtimi janë të nevojshme për shkak të motit të keq në Xhenova. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Toskanën.