Ballina Politika Nga takimet në SPAK te deputetë të opozitës/ Ambasada amerikane njoftim për...

Nga takimet në SPAK te deputetë të opozitës/ Ambasada amerikane njoftim për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan

137
0

Ambasada Amerikane përmes një njoftimi, shkruan se zyrtari i lartë i SHBA ka zhvilluar takime me drejtuesit e SPAK, përfaqësues të opozitës dhe kreun e parlamentit Niko Peleshin.

Në fokus ka qënë bashkëpunimi dhe partneriteti i fortë që ka Shqipëria me SHBA.

Zyrtari Amerikan është Mark Fleming dhe mban pozicionin e Drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qëndrore.

Postimi i Ambasadës

Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht!

Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri.

Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare.