Ballina Rajoni Të rinjtë i vënë zjarrin shkollës dhe filmojnë momentin e shpërthimit

Të rinjtë i vënë zjarrin shkollës dhe filmojnë momentin e shpërthimit

144
0

Persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes pranë një shkolle, në vendin ku ndizeshin qirinj në nder të viktimave të Vukovarit dhe Shkabrnjës në Kroaci dhe gjithë skenën po e filmonin.

Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, por incidenti i ka shqetësuar vendasit dhe veçanërisht prindërit, fëmijët e të cilëve kalojnë çdo ditë nëpër zonë.

Në videon e regjistruar, shihen katër persona të panjohur të veshur me të zeza, me kapele në kokë, duke ndezur një mjet shpërthyes. Pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes, mjeti shpërtheu.

“Ne morëm një raport për fishekzjarrë të hedhur para shkollës fillore Strozhanac më 15 nëntor 2025 në mbrëmje. Oficerët e policisë nuk gjetën askënd, ata përcaktuan se një xham në derën e shkollës ishte dëmtuar”, u tha nga policia kroate.