Ballina Rajoni Media e huaj ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia luftë...

Media e huaj ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia luftë hibride, do të pushtojë Malin e Zi

124
0

Serbia kërkon zgjerim territorial e sidomos dalje në Detin e Zi dhe objektiv kryesor ka Malin e Zi – shkruan në “Eurasia Review Journal” eksperti i Octopus, DR. Gurakuç Kuçi.

Media e huaj ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm:

Analiza e tij e titulluar “Rreziqet dhe rikonfigurimet gjeopolitike: Serbia dhe sfida e stabilitetit të Malit të Zi” tregon se “partitë e orientimit pro-rus dhe pro-serb”, të cilat kanë qenë të pranishme në disa nga kombinimet në qeverinë e Malit të Zi që nga viti 2020, “duke bashkëpunuar edhe me Kishën serbe ndjekin në mënyrë të prerë përpjekjen e Beogradit për të ndryshuar struktura etnike në këtë vend”.

“Mali i Zi, një ent i vogël, por me një vendndodhje unike dhe të rëndësishme, me dalje në detin Adriatik, është vendosur në qendër të një loje të madhe gjeopolitike ndërkombëtare”, thuhet në shkrim. Ndihma ruse për Serbinë në këto përpjekje rrit presionin përmes luftës hibride, duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur qëllimet e saj. Nëse lufta hibride midis Rusisë dhe Serbisë nuk përfundon, pesë do të jenë sipas analistit opsionet e mundshme për Podgoricën:

-I pari modeli “Maqedonia e Veriut”. Serbët në Mal të Zi, si dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, do të kenë të drejta më të mëdha për gjuhën e tyre dhe më e rëndësishmja: përfaqësim më të madh dhe të garantuar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat qeveritare.

Së dyti, modeli “Bosnja dhe Hercegovina” që parashikon federalizimin e Malit të Zi, duke përfshirë kalimin nga sistemi unitar në atë federal, si dhe krijimin e autonomisë serbe.

I treti variant Kosova që parashikon krijimin e një komuniteti për komunat me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.