Ballina Rajoni Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kroacia: Kosova ishte viktimë e...

Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kroacia: Kosova ishte viktimë e krimeve të Millosheviçit

93
0

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte.

Përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social X, Ministria e Jashtme kroate thekson se nuk synon të paragjykojë përfundimin e procesit gjyqësor, por nënvizon rëndësinë e kontekstit historik të luftës në Kosovë.

“Ky vendim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë apo faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda nga regjimi i Millosheviqit”, thuhet në reagim.

“Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e atyre krimeve apo për vënien në dyshim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tej në deklaratë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.