Sot në orën 20:45 do të luhen plot 10 përballje, për të mbyllur përfundimisht llogaritë në disa prej grupeve të mbetura.
Kosova do të jetë në fushë përballë Zvicrës, ndërsa në “Fadil Vokrri” do të duhej një mrekulli për kualifikimin direkt. Fitorja ndaj Zvicrës duhet të vijë me më tepër se pesë gola diferencë, duke e bërë një skenar thuajse të pamundur.
Ndeshje interesante për të vendosur vazon e dytë ku Shqipëria shfaq interes, janë Austri – Bosnjë, Skoci – Danimarkë dhe Uells – Maqedoni e Veriut.
Ora 20:45
Austri – Bosnjë Hercegovinë
Bjellorusi – Greqi
Belgjikë – Lihtenshtejn
Bullgari – Gjeorgji
Kosovë – Zvicrës
Rumani – San Marino
Skoci – Danimarkë
Spanjë – Turqi
Suedi – Slloveni
Uells – Maqedoni e Veriut







