Ballina Aktualitet Hapet autostrada Tiranë-Durrës/ Karakaçi: Së shpejti shpallim fituesin për aksin Milot-Balldren

Hapet autostrada Tiranë-Durrës/ Karakaçi: Së shpejti shpallim fituesin për aksin Milot-Balldren

64
0

Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës, në 6 km e parë është hapur plotësisht për kalimin e automjeteve.

Tashmë, segmenti nga Tirana deri te mbikalimi i Rinasit ka 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, duke u kategorizuar si rrugë e kategorisë A, ndërsa në hapjen zyrtare merrte pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Karakaçi njoftoi se së shpejti do të nisë puna edhe për vijimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit.

Paralelisht, pritet të nisë puna edhe për segmentin Kashar – Lekaj, pjesë e autostradës Adriatiko – Joniane, ndërsa në javët në vijim pritet dalja e fituesit të garës konçesionare për segmentin Milot-Balldren.

Kosto për zgjerimin e 6 km të parë të autostradës Tiranë – Durrës ishte rreth 3.4 mld lekë.