Ballina Aktualitet Prag tragjedie/ Trageti Vlorë-Brindisi rrezikon të përplaset me kalatën e portit, 174...

Prag tragjedie/ Trageti Vlorë-Brindisi rrezikon të përplaset me kalatën e portit, 174 pasagjerë “bllokohen” në det të hapur

164
0

Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë, pasi ka mbërritur rreth orës 07:00, të mëngjesit në gjirin e Vlorës, nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës.

Nga ora 07:00 deri në orën 10:30, trageti, i cili ka 174 pasagjerë në bord, vijon të qëndrojë në radhë, pra në det të hapur, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike ose uljen e fuqisë së detit.