Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare, në një frigorifer të madh, të fshehur në një zonë të izoluar të një dhome magazinimi në një apartament në Innsbruck. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se nëna dhe vajza e saj me origjinë siriane ishin zhdukur që nga korriku 2024 pas një udhëtimi në Dyseldorf.
Zbulimi, i cili u krye falë hetimeve të reja teknike, forcoi dyshimet ndaj dy vëllezërve të arrestuar që në qershor, njëri prej të cilëve ishte koleg i viktimës dhe dyshohej se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me të.
Edhe pse të dy burrat pranuan se kishin fshehur trupat, ata mohuan vrasjen, duke pretenduar se bëhej fjalë për një aksident. Gjendja e trupave, të mbajtur për muaj të tërë në frigorifer, e vështirëson përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Gjendja e trupave, të mbajtur për muaj të tërë në frigorifer, sipas ekspertëve e vështirëson përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Hetimet po përqendrohen te rrethanat e zhdukjes, marrëdhënia e gruas me 55-vjeçarin dhe roli i mundshëm i vëllait të tij, pronarit të apartamentit. Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me vrasje apo një ngjarje të ndërlikuar aksidentale.







