Kjo e martë e 18 nëntorit shënon një vit nga ndarja nga jeta e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
Në një deklaratë për mediat, nëna e Martinit tha se djali i saj nuk e meritonte të ikte ashtu nga kjo jetë, ndërsa tha se do apelojë çdo vendim për autorin.
Një dit më parë Prokuroria kërkoi 25 vite burg për Marjo Perlleshajn, megjithëse mund të aplikohet kodi për të mitur.
“Falenderoj shqiptarët për mbështetjen, Iku në mënyrën më mizore nga kjo botë. Nuk e meritonte, shoku iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret. Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël. Nuk meritonte ikte në atë lloj mënyrë, iu lutem institucioneve, të marrin masa dhe të mos neglizhojnë situata të tjera, askush të mos ketë fatin e Martinit. Do jem këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Meritonte një stol në shkollë me emrin tij, apo dhe emrin e palestrës, e meritonte”-u shpreh nëna.







