Manchester United po lëviz në dy fronte për të garantuar një skuadër më konkurruese si për janarin, ashtu edhe për verën e ardhshme.
Nga njëra anë, drejtuesit synojnë të përforcojnë menjëherë ekipin e Ruben Amorim për fazën e dytë të sezonit; nga ana tjetër, ata po përgatisin blerje për verë për të mbuluar largimet e mundshme.
Një prej çështjeve më të rëndësishme është e ardhmja e Casemiro-s, kontrata e të cilit skadon në qershor 2026. Braziliani nuk pritet të rinovojë dhe United po kërkon zëvendësuesit e duhur.
Sipas ESPN, në listën e lojtarëve të monitoruar për merkaton verore janë:
Adam Wharton (Crystal Palace)
Carlos Baleba (Brighton)
Angelo Stiller (Stuttgart)
Për janarin, Manchester United ka si prioritet Joao Gomes të Wolverhampton.
Mesfushori brazilian ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”, dhe operacioni pritet të kushtojë rreth 44 milionë paund. Klubi anglez po përpiqet ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për ta vënë lojtarin menjëherë nën urdhrat e Amorimit.







