Ballina Sport Skuadra e njohur angleze ka gati ofërtën 100 milion euro për Vinicius...

Skuadra e njohur angleze ka gati ofërtën 100 milion euro për Vinicius Jr

81
0

Situata e Vinicius Junior te Real Madridi po gjeneron sërish zhurmë në afatin kalimtar, pikërisht në momentin kur Liverpooli po përgatit një lëvizje të rëndësishme për të rindërtuar sulmin për sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez po vlerëson paraqitjen e një oferte rreth 100 milionë eurosh, në një periudhë kur marrëdhënia e brazilianit me trajnerin Alonso nuk është në pikën më të mirë.

Zëvendësimet e shpeshta dhe pakënaqësitë e tij të fundit kanë krijuar tension që nuk po kalon pa u vënë re në Premier Ligën.

Liverpulli po e sheh Viniciusin si pjesën kryesore të projektit të ri ofensiv, sidomos nëse Salah vendos të largohet drejt Arabisë Saudite. Profili i tij i shpejtë dhe teknik konsiderohet ideal për stilin energjik që klubi i Anfieldit synon të rikthejë.

Krahas brazilianit, edhe Florian Virtz dhe Aleksander Isak janë pjesë e planeve të drejtuesve, të cilët duan të ndërtojnë një sulm më dinamik dhe me perspektivë afatgjatë.

Te Real Madridi, ndërkohë, Vinicius po kalon ditë të vështira. Ai është zëvendësuar në shtatë nga dhjetë ndeshjet e nisura titullar dhe ka shfaqur hapur frustrim, madje sipas raportimeve ka pasur edhe një debat me një anëtar të stafit teknik.

Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por bisedimet për rinovim nuk kanë avancuar me ritmin e dëshiruar nga klubi, çka shton pasigurinë mbi të ardhmen e tij.

Real Madridi shpreson ta bindë të qëndrojë, por e kupton se pakënaqësia e lojtarit është reale.Liverpulli, nga ana tjetër, është gati të veprojë nëse tensionet rriten, me ofertën e tyre prej 100 milionë eurosh që do të hapte një nga betejat më të nxehta të afatit kalimtar së ardhshëm.