Ballina Politika Flamur Noka përplaset me Niko Peleshin: Vetëm kryetar që nuk je, tranvestitin...

Flamur Noka përplaset me Niko Peleshin: Vetëm kryetar që nuk je, tranvestitin po e konsideroni njeri dinjitoz

90
0

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti Flamur Noka akuzoi drejtuesin e Kuvendit, Niko Peleshin duke theksuar se prej më shumë se dy muajsh opozitarët presin një drejtim institucional dhe jo partiak të seancave.

Ai u shpreh se kryetari i Kuvendit po vepron si zbatuesi i urdhrave politikë dhe jo si garant i rregullores.

“Kemi mbi dy muaj që presin që në atë vend të shohim kryetarin e Kuvendit dhe ushtarin e partisë. E them me keqardhje këtë sepse nga seanca në seancë po tregoni që nuk jeni kryetar, por ushtar besnik i partisë. 

Jo thjesht i partisë, por i skuadrës së pushkatimit që narkosi ka vendosur për opozitën”, tha Noka, teksa më tej krikoi përjashtimin e kreut të opozitës, duke e cilësuar atë një vendim të padrejtë, pasi deklarata që u mor si shkak ishte bërë jashtë sallës dhe nuk përmbante fyrje.

Në vijim, deputeti kundërshtoi ashpër një prej nismave ligjore të mazhorancës, duke pretenduar se ajo krijon trajtim të pabarabartë dhe se cenon parimet tradicionale të identitetit gjinor.

Kemi mbi dy muaj që presin që në atë vend të shohim kryetarin e Kuvendit dhe ushtarin e partisë. E them me keqardhje këtë sepse nga seanca në seancë po tregoni që nuk jeni kryetar, por ushtar besnik i partisë. Jo thjesht i partisë, por i skuadrës së pushkatimit që narkosi ka vendosur për opozitën.

Seancën e kaluar ju përjashtuat kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt jashtë kësaj salle dhe që nuk ishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Ishte një deklaratë që citonte motamo thënien e një ambasadori, por ju të ushqyer me urrejtje ndaj opozitës dhe kreut të saj e keni të pamundur të pranoni të vërtetën.

Është urrejtje ndaj së vërtetës dhe ishte një makinacion për të mbuluar zhurmën për të famshmin ligjin tuaj ku mashkullit  Paradite i thoni mashkull e pasdite femër, tranvestiti do të konsiderohet njeriu dinjitoz i kësaj shoqërie, transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti do të diskriminohet. Mos e keqpërdor sepse do ikësh me turp siç kanë ikur këta që janë ulur këtu”, tha ai.